Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin dhe Alma K.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Safet Gjicin, i cili u arrestua nën akuzë për korrupsion pasiv dhe Alma K., e cila u la në arrest shtëpiak për akuzën korrupsion aktiv.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se sot i është komunikuar akuza zyrtar Safet Gjicit, ish-kryebashkiaku i Kuësit dhe Alma K, e cila shfaqej në video-skandalin seksual.
Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
Lajmi në përditësim...