Eva Alikaj në emisionin N'kohë

VIDEOT MË TË KLIKUARA TË 2022/ Deklarata e bujshme e Eva Alikajt, çfarë tha ‘Elsa’ për Ermal Mamaqin dhe drejtuesit që refuzonin t’i japin një rol

30 Dhjetor 2022, 21:14| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 21:24

  • Share

TIRANË- Një nga ngjarjet më të bujshme të 2022 ishte edhe deklarata e “Elsës” së famshme te Pallati 176, Eva Alikaj. Ajo rrëfente se si askush nuk i jepeshin role në Teatër pasi janë ndërtuar klane, e ndërsa po aq e fortë ishte edhe deklarata e saj për Ermal Mamaqin, me këtë të fundit në rolin e producentit të filmave. Pikërisht kjo video në rrëfimin e saj në emisionin ‘N’kohë’ të gazetarit Ermal Qorit është renditur videoja e 10-të më e klikuar. Kjo video e hedhur në 11 korrik 2022 numëron 136,469 klikime.

“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T, e mora në telefon dhe i thashë “Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha.” Ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi. Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën, ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit ai. Po ai është privat. Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën. Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë”, tha aso kohe Eva Alikaj.

Kjo deklaratë e saj solli në sërë reagimesh dhe një solidaritet të publikut për këtë aktore, e cila pa dyshim bën pjesë në emrat që i ka dhënë shumë artit shqiptar.  

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?