Ekonomi

VIDEOT virale/ “Albania is calling”, turistët e huaj me kërcime nga aeroportet drejt dhe mes bukurive shqiptare: Shqipëria na thërret

20 Qershor, 17:18| Përditesimi: 20 Qershor, 17:38

  • Share

Video si kjo po “pushtojnë” rrjetet sociale, të realizuara nga të huajt që kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të radhës.

Me hashtagun “Albania is calling”,“Shqipëria po të thërret”, të rinj nga e gjithë bota po dokumentojnë nisjen e aventurës drejt vendit tonë.

Nga aeroportet ku nisen plot emocion, te ditët plot diell në bregdetin shqiptar, e deri tek ecjet nëpër alpet e mrekullueshme të veriut, Shqipëria po shfaqet si një skenë verore që i ka gjithçka.

Në dukje spontane, por me një impakt të madh, këto video kanë nisur një fushatë të re promovimi për vendin tonë, këtë herë jo nga autoritetet, por nga vetë vizitorët ndërkombëtarë.

Në muajt e parë të vitit sipas shifrave zyrtare është shënuar një rritje e turistëve të huaj që vijnë të pushojnë në vend, krahasuar me një vit më parë. Vetëm në periudhën janar-prill 2,45 milionë të huaj kanë hyrë në vend, trend i cili vijon edhe për muaj e verës.

K.T./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?