Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë zhvilluar një takim mes tyre në selinë blu mbrëmjen e sotme. Takimi duket se ka shkuar shumë mirë dhe se palët nuk kanë pasur mosmarrëveshje mes tyre për vetë faktin se në ambientet para selise blu ku Basha po përcillte Kryemadhin ato u panë të qeshur dhe duke u përqafuar mes tyre. Në fund pas bisedës, para se të hipnin në makinat e tyre, u kthyen nga kamerat duke u buzëqeshur gazetarëve.
Kujtojmë se ditën e nesërme është afati i fundit i regjistrimit të koalicioneve në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmi kryesor: