Kronikë

VIDEO/Tërmeti plasarit tavanin, Kuvendi: S'ka dëme, puna e komisioneve do vijojë normalisht

4 Korrik 2018, 13:37| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 14:54

  • Share

Jo vetëm frikë dhe panik mes deputetëve, por tërmeti i fuqishëm që goditi vendin këtë të mërkurë, ka shkaktuar edhe plasaritjen e tavanit në sallën e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. 



Muret te kryesia e kuvendit sot pas termetit

Në disa portale u raportua për dëme të mëdha, por zyra e shtypit të Kuvendit sqaron se nuk ka asnjë dëm të kësaj natyre dhe se komisionet parlamentare do vijojnë punën normalisht. 

Si pasojë e tronditjes së fortë, janë shkaktuar dëme të mëdha në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ju bëjmë me dije se, pas verifikimeve të kryera në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe të sallës së seancës plenare, ju informojmë se nuk ka pasur asnjë dëmtim nga lëkundjet e tërmetit.

Puna në Komisionet Parlamentare vijon sipas agjendës së rendit të ditës. Faleminderit. 

Zyra e shtypit e Kuvendit

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?