Foto ilustruese

Kronikë

Vidhen 30 mijë lekë në qendrën shëndetësore të Kardhiqit, paratë e pacientëve ishin në sirtarin e mjekes

15 Janar 2020, 15:08| Përditesimi: 15 Janar 2020, 20:25

  • Share

Qendra Shëndetësore në Kardhiq ka rënë pre e vjedhjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autorët kanë marrë 30 mijë lekë.

Kjo sasi parash ishte mbledhur nga pagesat e disa personave që kishin marrë vërtetime për pajisje me patentë apo shërbime të tjera mjekësore. .

Lekët ishin në sirtarin e tavolinës së mjekes së zonës. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?