Këngëtari i njohur Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj ditën e djeshme janë nisur së bashku në një udhëtim në Greqi. Ata kanë shpërndarë gjatë gjithë kohës momente nga udhëtimi, mirëpo kur kanë arritur në Selanik një gjë e papritur u ka ndodhur.
Në disa postime në ‘Instastory’, Albani dhe Beatrixi kanë zbuluar se disa persona kanë thyer xhamin e makinës së tyre dhe kanë marrë të gjitha gjërat me vlerë dhe pasaportat dhe dokumentat e tyre.
Në postimet e tyre ata kanë shprehur pakenaqësi për shërbimin e policisë.
“Hera e parë në Greqi dhe na thyen makinën dhe vodhën pasaportat tona, dokumentat e makinës dhe disa gjëra të tjera. Kemi lajmëruar policinë dhe askush nuk është shfaqur ende. Çfarë duhet të bëjmë? Është çmenduri.”, ka shkruar Beatrixi ndërsa po ashtu edhe Albani ka reaguar.
“Ok, para se të gjykoni që si mund të hedh një gjë të tillë në Instagram, është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Na vodhën pasaportat e disa dokumenta të tjera. Nuk kemi njeri në këtë qytet dhe policia ka mbi një orë e gjysmë që “është rrugës”. Thua të jetë ngaqë jemi shqiptarë? Thua ta keni bërë se kanë parë targat shqiptare? Apo e bëjnë shpesh këtë gjë këtu? Ç’mikpritje!” , ka përfunduar Albani.
Komente

Dihet qe grekt janë hajduta me nam!
Përgjigjuah po cfare kengetaresh jeni juve qe iu duket vetja te famshem dhe realiteti ehste krejt ndryshe. cfare te besh? 1. Prit deri sa te vije policia 2. lidhu me ambasaden tende te qelbur dhe kerkoju dokumente per tu kthyer andej nga erdhe 3. mos e personalizo: hajduteve nuk u duhet cfare targa ka makina ... po cfare ka brenda. 4. aq me mire qe kishte targa te huaja (jo vendase) per hajdutet se perspektivat e hetimit jane te vaketa, se ti je per te ikur pas. 5. mesoju ta mbash pasaporten me vehte (ne xhep), 6. thone qe pasaporta amerikane ka peshe te rende: ti mbase nuk e kupton kete, por po te them konkluzion, mos u hap si vaji ne lakra kur udheton ne nje vend te huaj (dhe targat perkatese shqiptare jane magnet per keqberesit ... ata vjedhin dhe makina diplomatike nuk u behet vone) se realiteti eshte ... nje cike me i zi nga sa e mendon. PS. fotoja ilustruese shume artistike : fiks ato serialet me were-wolves and vampira qe nuk i sheh njeri po prape u ecen produksioni. muziken nuk ja u di po besoj te beni prokopi me te
PërgjigjuKe folur me vend Tata
Nuk kam cfare te shtoj se i the te gjitha
Shqiptaret ta Kan vjedh
PërgjigjuU rrofsh ti Shqiptarëve o debil
Dikur kishte mikpritje, kur na konsideronin vellezer edhe kur gjysma e tyre fliste shqip. Tash eshte vone qe te ç'behen gjerat mor bilbil
PërgjigjuShiko se mund te jete ndonje fans ne instagramin tuaj qe permes fotove tuaja kane ndjekur levizjet tuaja.