Kronikë

Vidhen kapakët e pusetave në aksin Elbasan-Cërrik, qytetarët: Prej muajsh kjo gjendje, ndihemi të rrezikuar

4 Qershor 2021, 10:53| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 11:00

  • Share

Vjedhja e kapakëve të pusetave në akset nacionale në qarkun e Elbasanit është shndërruar në një shqetësim serioz. Një nga më të rriskuarit është edhe aksi rrugor Elbasan-Cërrik. Shpesh drejtuesit e mjeteve për të shmangur hapësirat bosh rrezikojnë përdoruesit e rrugës. Të shqetësuar shprehen për këtë fakt qytetarët, të cilët kërkojnë marrjen e masave.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës vihet re fenomeni i gropave të pusetave, e ata që ndihen më të rrezikuar nga aksidentet janë pedaluesit, motorristët dhe këmbësorët.

 “Është shqetësim se mund të humbësh dhe jetën. Po nuk është një janë mbi 10 copë pak më poshtë. Është pakujdesia e Bashkisë që është ky nënvleftësim. Nga një nëvleftësim i vogël humb jetën robi”, shprehet një qytetar në motor.

“Është i rrezikuar këmbësori, edhe natën kur ecet me motorrat, biçeikleta që kalojnë ”, shprehet një zonjë.

Siç pohohet dhe nga vetë qytetarët më e rrezikshme situata për ta është gjatë natës

'Po bëhen me muaj të tërë. Ata i venë, i vjedhin njerëzit natën. Mos me i pa gropat e pusetave vetë ikën dhe mbaron punë se bie rrota e biçikletës këtu’, thotë një qytetar tjetër.

Elbasan-Cërrik dhe Cerrik-Paper janë dy akse që dy vitet e fundit janë rikonstruktuar por sot  për shkak të vjedhjes se kapakeve te pusetave, i ka kthyer në rrugë që nuk përmbushin standardet e duhura.

1622797180_coverpuseta5qershor1.jpg

1622797191_coverpuseta5qershor2.jpg

1622797202_coverpuseta5qershor3.jpg

Mungesa e kapakeve te pusetave 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?