TIRANË- Një veprimtar i Partisë Demokratike në Itali, Klodian Cami, është shfaqur në Facebook-un e tij në zotërim të një numri të konsiderueshëm zarfesh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur emigrantëve me fletët e votimit, për zgjedhjet e 11 Majit. Video e publikuar prej tij një ditë më parë, shoqërohet me mbishkrimin: “Zarfet e verdhë të DIASPORËS që do të sjellin ditën e ZEZË TË Rilindjes. Zarfe që peshojnë aq fort sa dosjet e SPAK.”
Mbetet e paqartë se si Cami ka rënë në zotërim të zarfeve. Sipas gazetës TemA, “emigrantët shqiptarë e kanë denoncuar atë në policinë italiane me akuzën se po korrupton postierët e kompanisë DHL dhe po mbledh vetë zarfet me votat e diasporës”.
Klodian Cami, nga Vicishti i Dibrës, pronar i restorantit La Tortuga në Reggio Emilia është aktivist i PD-së, i prezantuar publikisht nga vetë Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, kur mbante fjalime në rrugën e “Shpresës”, gjatë kohës që kreu i PD ishte në arrest shtëpie për aferën Partizani.
Nga një vëzhgim i profilit në Facebook, Klodian Cami publikon në rrjetin e tij social aktivitete nga fushata zgjedhore e PD.
Postimi i Klodian Camit
Postim i Sali Berishës në 2024, kur ka ndarë fjalimin e Klodian Camit në rrugën e Shpresës
Sali Berisha dhe Klodian Cami
Komente

Le te shpresojme te punoje drejtesia, sidomos ne Itali.
PërgjigjuAtehere,Ne te gjitha DHL ne Itali punojne shume Shqipetar,Jane mesuar te vjedhin karate e telefonit,dhe po keshtu Kane vepruar dhe ne kete rast me zarfet.
PërgjigjuBashkepunim malokesh...!Vetem per te bere keq mendojne.Shpresoj qe policia italiane do te veproje ndaj veprimeve kriminale te kesaj rrace..
Përgjigju