TIRANË- Një veprimtar i Partisë Demokratike në Itali, Klodian Cami, është shfaqur në Facebook-un e tij në zotërim të një numri të konsiderueshëm zarfesh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka nisur emigrantëve me fletët e votimit, për zgjedhjet e 11 Majit. Video e publikuar prej tij një ditë më parë, shoqërohet me mbishkrimin: “Zarfet e verdhë të DIASPORËS që do të sjellin ditën e ZEZË TË Rilindjes. Zarfe që peshojnë aq fort sa dosjet e SPAK.”
Mbetet e paqartë se si Cami ka rënë në zotërim të zarfeve. Sipas gazetës TemA, “emigrantët shqiptarë e kanë denoncuar atë në policinë italiane me akuzën se po korrupton postierët e kompanisë DHL dhe po mbledh vetë zarfet me votat e diasporës”.
Klodian Cami, nga Vicishti i Dibrës, pronar i restorantit La Tortuga në Reggio Emilia është aktivist i PD-së, i prezantuar publikisht nga vetë Sali Berisha në llogarinë e tij në Facebook, kur mbante fjalime në rrugën e “Shpresës”, gjatë kohës që kreu i PD ishte në arrest shtëpie për aferën Partizani.
Nga një vëzhgim i profilit në Facebook, Klodian Cami publikon në rrjetin e tij social aktivitete nga fushata zgjedhore e PD.
Postimi i Klodian Camit
Postim i Sali Berishës në 2024, kur ka ndarë fjalimin e Klodian Camit në rrugën e Shpresës
Sali Berisha dhe Klodian Cami
Komente

Bashkepunim malokesh...!Vetem per te bere keq mendojne.Shpresoj qe policia italiane do te veproje ndaj veprimeve kriminale te kesaj rrace..
Përgjigju