Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan- Vidhet banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit, ja shuma që u mor

24 Tetor 2019, 20:26| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 22:36

  • Share

ELBASAN- Banesa e biznesmenit të përpunimit të drurit Lutfi Bici ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e së dielës. Report Tv mëson se në banesën e Lutfi Bicit e cila ndodhet në lagjen Skëndërbej në Elbasan janë marrë rreth 2 milionë lekë të reja. Në banesë nuk ka pasur familjarë në momentin e ngjarjes.

Kjo është vjedhja e dytë e një banese brenda pak ditësh, pasi rreth dy javë më parë, u vodh edhe banesa e pronarit të autoshkollës, Shaqo Karafili, ku u mor pothuajse e njëjta vlerë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?