Foto ilustruese

Kronikë

Vidhet banesa e diplomatit kuvajtjan në Tiranë, dyshime mbi punonjësit e vilës

6 Tetor 2019, 12:21| Përditesimi: 6 Tetor 2019, 14:13

  • Share

TIRANË- Banesa e atasheut diplomatik, pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë Humoud Saleh Alhusaini është vjedhur pa thyerje.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se kallëzimi është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet. Mësohet se nga banesa e tij, e cila ndodhet në kompleksin e vilave në zonën e Petrelës, është marrë një unazë dhe një byzylyk floriri.

Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes, ndërsa si të dyshuar kryesore kanë pastruesen dhe mirëmbajtësen e vilës, një 28 vjeçare filipinase. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?