Gianluca Vialli

Vidhet fanella me autograf e Gianluca Viallit, restoranti: Ishte një suvenir për të gjithë

18 Nëntor 2023, 16:51
  • Share

ITALI - Një restorant në provincën e Cremonss, ka ekspozuar në hyrje fanellat e shumë dëshiruara të futbollistëve të shumtë që kanë konsumuar diçka në të. Ndër të gjitha fanellat spikati ajo e Gianluca Viallit, kur luante për Juventusin. Por të enjten e datës 16 nëntor dy pronarët kuptuan se dikush kishte vjedhur pikërisht atë trashëgimi kaq domethënëse, pas vdekjes së parakohshme të futbollistit për shkak të një sëmundje të rëndë.

"Ajo fanellë, - shkruajnë ata në faqen e tyre në Instagram, - do të thoshte të kishim një kujtim të prekshëm dhe të përdorshëm për të gjithë ata që donin të ndalonin dhe ta kujtonin falë kësaj trashëgimie unike".

Dy pronarët e restorantit rrëfejnë episodin sesi e kuptuan që fanella me autografin e Viallit ishte grabitur. "Sot nuk është një mëngjes i mirë, dëshirojmë t'ju njoftojmë për një ngjarje fatkeqe që ndodhi në restorantin tonë në orët e para të pasdites së të enjtes 16 nëntor 2023. Fatkeqësisht disa “gjeni” (do të kishim fjalë shumë më të rënda për të përdorur) e panë të arsyeshme të vidhnin fanellën nr. 9 të të ndjerit dhe mbi të gjitha mikut Gianluca Vialli", thuhet në reagim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?