Foto ilustruese

Vidhet depoja farmaceutike në Tiranë, hajdutët marrin ilaçe të COVID që kapin vlerën e 1.5 mln lekëve

18 Mars 2021, 10:26| Përditesimi: 18 Mars 2021, 12:07

  • Share

TIRANË- Një ngjarje që shkon gati përtej të paimagjinueshme është regjistruar ditën e djeshme.

Një person ka vjedhur një depo farmaceutike "Edna- Farma", ku ka marrë ilaçe që përdoreshin kryesisht për trajtimin e COVID-19. Ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Vangjel Noti”, në pronësi të E.H..Mësohet se ilaçet e vjedhura kapin vlerën e rreth 1.5 mln lekëve.

Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorëve. Mësohet, janë sekuestruar kamerat e sigurisë për që mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj vjedhjeve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?