Argjendaria ku ndodhi grabitja

Kronikë

Vidhet gjatë natës një argjendari në Librazhd, pronari kunat i deputetit Bashkim Fino

29 Janar 2020, 08:50| Përditesimi: 29 Janar 2020, 11:43

  • Share

LIBRAZHD- Një argjendari ka rënë pre e vjedhjes  në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës nga persona ende të paidentifikuar. Mësohet se argjendaria  në fjalë është në pronësi të 64-vjeçarit Skënder Xhanit, banues në Librazhd. Skënder Xhani mësohet se është kunati i deputetit socialist, Bashkim Fino.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe fillimisht hajdutët kanë hyrë në banesën e biznesmenit ku kanë marrë çelësat dhe më pas kanë hyrë në argjendarinë e tij.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Argjendaria ku ndodhi grabitja

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?