BERAT- Pre e grabitësve ka rënë mbrëmjen e sotme gjimnazi "Babë Dudë Karbunara" në qendër të qytetit.
Mësohet se hajdutët kanë thyer xhamin e dritares së katit të dytë të ndërtesës dhe pasi kanë marrë 20 IPode (tableta) që ndodheshin në një tip kasaforte janë larguar ne vrap. Ata janë pikasur nga roja e shkollës, i cili ka njoftuar policinë.
Shkolla tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë dhe pritet mbërritja e ekspertëve kriminalistik që do kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” ishte duke u boshatisur prej disa ditësh pasi do të shembet për tu rindërtuar nga e para.
Mësohet se shumica e materiale të shkollës janë hequr, ndërkohë që kasaforta do të largohej ditën e nesërme me vinç, për arsye të peshës së saj. Dyshimet e para lidhen me faktin se hajdutët kanë qenë të mirinformuar për heqjen e kasafortës dhe kanë ndërmarrë vjedhjen mbrëmjen e sotme.
Në Komisariatin e Policisë së Beratit është shoqëruar për të dhënë dekoratat e tij roja i shkollës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit (autorëve) të vjedhjes.
Vet nxenesit e kan vjedh me bashkpuntor
Përgjigju