VOKSOP- Pijet alkoolike, cigaret dhe paratë kanë qenë qëllimet e 4 të rinjëve të cilët vodhën një market në fshatin Voskop të Korçës. Autorët e kryen vjedhjen e tyre rreth orës 05:00 të mëngjesit, sipas dëshmisë së pronarit.
Ky i fundit, Bledar Leska pati edhe një prononcim për media ku hodhi dritë mbi detajet e reja të kësaj ngjarjeje.
Pronari i marketit u shpreh se ishin 4 persona, të cilët kishin armë tip pistoletë gjatë momentit të vjedhjes. Më tej, ai u shpreh se ishte i pa mundur identifikimi i tyre pasi ishin të maskuar.
Gjatë momentit të vjedhjes nuk pati persona të lënduar përveçse dëme materiale pasi dyshohet se hajdutët thyen derën e dyqanit.
Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me vjedhjen në një market në fshatin Voskop të Korçës. Pronari Bledar Leska foli në një prononcim për media ku tha se ishin 4 persona të maskuar dhe me armë.
Sipas dëshmisë së pronarit të marketit, 4 hajdutët kanë marrë sasi parash, pije alkoolike dhe cigare. Autorët kanë thyer derën hyrëse dhe më pas kanë marrë shumat e parave dhe produktet. Ata kanë përdorur send të fortë për të thyer xhamin e derës, në të cilin më pas hynë për të vjedhur. Ende nuk dihet vlera e produkteve te vjedhura dhe shuma e lekëve.
‘Me kapuça me doreza, vetëm njëri ka qenë pa doreza. Kanë ikur, duket arma nuk e di nëse ka qenë e vërtetë. Kanë patur armë që të katërt. Duken me maskë. Kanë vënë këto nga Halloweeni. Goxha në turp kanë qenë.’- tha pronari.