Kronikë

Vidhet për të disatën herë Katedralja 'Ringjallja e Krishtit' në Korçë, dyshohet nga dy të mitur

2 Shtator 2021, 09:09| Përditesimi: 2 Shtator 2021, 12:32

  • Share

Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në qendër të qytetit të Korçës ka rënë pre e vjedhjes për të disatën herë. Dyshohet se dy të mitur kanë thyer dy arkat e katedrales dhe kanë vjedhur një sasi të vogël lekësh që ndodheshin aty,por ende nuk dihet shuma e saktë.

Dy të miturit dyshohet se ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e autorëve.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë katedrale bie pre e vjedhje. Edhe më parë arkat  saj me lekë që mblidhen për të varfrit janë vjedhur.

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?