Hajdutët nuk duan t'ia dinë! Vidhet shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela, i marrin laptopin, një medalje dhe orën e burrit

27 Dhjetor 2021, 15:01| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 16:15

  • Share

TIRANË- Hajdutët nuk kanë kursyer as shtëpinë e mbretëreshës së muzikës shqiptare, Vaçe Zela. Report Tv mëson se disa persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, pranë Pazarit të Ri, ku kanë arritur që të marrin një laptop, një medalje dhe orën e burrit të saj.

Nga sa bëjnë me dije burimet, se ka qenë motra e këngëtares së njohur, e cila kujdesët për shtëpinë pas vdekjes së Vaçe Zelës që ka konstatuar vjedhjen dhe ka njoftuar në polici. Ajo ka dëshmuar se e ka kuptuar menjëherë që shtëpia ishte vjedhur sepse dera ishte e hapur.

Kush ishte Vaçe Zela?
Vaçe Zela lindi në Lushnje në vitin 1939. Ajo është gruaja e parë shqiptare e nderuar sa qe gjallë me titullin “Nderi i Kombit. Për më shumë se 40 vjet me interpretimet e paarritshme ajo u bë një mit, duke mbetur këngëtarja më e dashur ndër shqiptarët.  Vaçe Zela u largua përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet “Zëri i Jashtëzakonshëm” që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave.

Vaçe Zela ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës në Radio dhe më vonë në Radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur deri më sot. Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të Parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një yll i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.Ikona e muzikës shqiptare, Vaçe Zela ndërroi jetë në vitin 2014 në Bazel të Zvicrës.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 28/12/2021 15:04

    Vertet k jo edhe mund te ndodh edhe te popujt te tjere, e ne vende te shumeta.Por, kjo nuk eshte dashur te ndodh te ne,mes nesh dhe nga ne.Ikonat kulturore,artistike, kombetare e spor tive te ne jane adhuruar,respektuar e nderuar.Jane rujatur e cmuar per vlera kombetare,Jo te kercnohet,te rrezikohet e plackiten vlerat materiale e shpirterore te tyre,T'ju thehen shtepite dhe t'ju vidhen gjerat familjare e personale.Turp! Turp!!Turp!!Kurre mos u perseritet me askund, e as te ne e mes nesh!

    Përgjigju
  • tiki: 28/12/2021 09:33

    po si spo habiten e me ju hin ktyne politikanve mjau marr qkat kan

    Përgjigju
  • kastrioti: 27/12/2021 15:56

    skifteret, tashme te bllokuar nga Covid, qe nuk levizin dot neper Itali e Spanje e shtete te tjera ku ishin mesuar me bastisje, kane mbetur me "produktin"e vendit, cfare te u dale perpara, e kene per stervitje per te mos haruar zanatin e sa per ndonje doze te vogel pasi ishin mesuar e nuk ja dalin dot.

    Përgjigju
  • Hajduti: 27/12/2021 15:54

    Perderisa u publikuan te gjitha te dhenat e shtetasve shteri shqiptar ka marre fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?