Kronikë

Vidhnin automjete, skafe, banesa e tabakino në Tiranë e Durrës, arrestohen 4 'skifterët', një në kërkim (VIDEO)

16 Shkurt, 10:14| Përditesimi: 16 Shkurt, 10:34

  • Share

Katër persona janë vendosur në pranga nga Policia e Shijakut pasi vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, kryesisht në Durrës e Tiranë.

Të arrestuarit janë identifikuar si  Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama. Ndërkohë në kërkim është një 49-vjeçar, banues në Tiranë.

“Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

Donald Subashi, 26 vjeç,  banues në Marikaj;

Denis Marku, 18 vjeç, banues në Shkodër;

Elvis Muça, 38 vjeç, banues në Mamurras;

Artur Lama, 48 vjeç, banues në Mamurras.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e  shtetasit  E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë”, informoi sot policia.

Në njoftimin e bluve bëhet me dije se në bazë të hetimeve të kryera u zbardhën vjedhja e një skafi, një tabakinoje dhe dy automjeteve.

“Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë: 

Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;

Vjedhja në  tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;

Vjedhja e dy  automjeteve e konkretisht furgon dhe  kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025”, thuhet më tej në njoftim.

Blutë sekuestruan  një skaf, një automjet kamionçinë rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Operacioni u kodua “Theft network”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?