Vidhnin bagazhet e pasagjerëve, në pranga punonjësi i aeroportit në Rinas, nën hetim një tjetër! Iu gjenden bizhuteri dhe 1250 euro

12 Gusht, 12:00| Përditesimi: 12 Gusht, 15:38

  • Share

TIRANË- Një 19-vjeçar, punonjës bagazhesh në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, është kapur duke vjedhur sende më vlerë të pasagjerëve. Leidjon Zeneli, banues në Krujë, është arrestuar nga policia, pasi është konstatuar se pranë kontejnerëve, ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, po fshihte bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Në hetim për të njëjtën vepër penale ‘Vjedhja’, është vënë edhe një punonjës tjetër bagazhesh, Muhamet Sula, 24-vjeç po banues në Krujë.

Pas kontrollit në hapësirën ku mbanin sendet personale, policia gjeti dhe sekuestroi 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

'Në zbatim të një plani të posaçëm masash, të hartuar nga Policia Kufitare e PKK Rinas, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve dhe zbardhjen e rasteve të kryera më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë konstatuar pranë kontenierëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, shtetasin L. Z., teksa fshihte bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve.

Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, shtetasi L. Z. dhe punonjësi tjetër i bagazheve, shtetasi M. S.. Aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi L. Z., 19 vjeç, dhe është proceduar në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale, shtetasi M. S., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove dhe bizhuteritë.'- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare e Rinasit apelon për të gjithë pasagjerët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shpetim: 13/08/2024 21:50

    Turp te vjedhësh bagazhet

    Përgjigju
  • Timi: 12/08/2024 13:27

    Fryma e kastratit

    Përgjigju
    • Beshi: 12/08/2024 18:27

      Minjtë gërmojnë

  • Drini: 12/08/2024 13:06

    Ndjekin shembullin e qeveris hajdutet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?