Kronikë

Të dënuarit për vrasje vidhnin banesa duke përdorur çelësa të klonuar, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

29 Korrik 2023, 09:19| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 15:43

  • Share

TIRANË- Agron Goxhaj është vënë në prangat e policisë së Tiranës ndërsa Gëzim Kau është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhjen në afro 14 banesa në Tiranë. Ata vidhnin sende me vlerë e shuma parash duke përdorur çelësa të klonuar. Nga operacioni i policisë së Tiranës janë sekuestruar çelësa, një banojetë, një përforcues grushti, veshje dhe dy automjete.

Të dy janë dënuar më herët për vrasje, Agron Goxhaj ka qenë vrasësi i Aurel Zenkës në lagjen Ali Deni në Tiranë prill të vitit 2014. Ndërsa Gëzim Kau është dënuar për vrasje në shtetin gjerman.

Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e autorëve të cilët i përdornin gjatë kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

G.MO/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2023 00:29

    E keni marre info.gabim,keta nuk kane vrare dy njerez,por padashje kane shtypur dy mushkonja,se nuk ka si te shpjegohet ndryshe fakti qe keta livadhisin sot ne liri me denime kaq qesharake e bile guxojne dhe vjedhin!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?