Kronikë

Vidhnin bateritë e kamionëve, prangosen 2 të rinj dhe shpallet në kërkim 1 tjetër! Dokumentohen 6 vjedhje, sekuestrohen 23 bateri! Skema e përdorur

3 Shtator 2021, 09:22| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 15:32

  • Share

TIRANË-2 të rinj, 26 dhe 25 vjeç, janë arrestuar  nga policia e Tiranës pasi që prej janarit të këtij viti bënin 'kërdinë' nëpër kryeqytet duke vjedhur bateri automjetesh, kryesisht kamionësh. Operacioni "Bateristi", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, ka vënë në pranga Antuanel Mila dhe Emanuel Arapi dhe u shpall në kërkim E. Rr 21 vjeç.

Policia ka sekuestruar 23 bateri makinash dhe automjetet që përdornin autorët për të realizuar vjedhjet.

"Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 08.01.2021 kanë vjedhur 4 bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit B. A;  Më datë 21.05.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit karrotrec në pronësi të shtetasit D. A; Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit A. O;  Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Q. Ll;  Më datë 01.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit Sh. D;   Më datë 02.09.2021 kanë vjedhur bateritë e mjetit kamion në pronësi të shtetasit M. B", ka njoftuar policia e Tiranës.

Dy të arrestuarit Antuanel Mila dhe Emanuel Arapi i pikasnin mjetet që më pas vidhnin bateritë e makinave, kryesisht kur ishin të parkuar në ambiente pa kamera sigurie në afërsi.

Afroheshin, i çmontonin me lehtësi dhe më pas i shisnin. Burimet thonë se ata ishin të përqendruar tek bateritë e kamionëve, të cilët kapin vlerë nga 40 deri në 50 mijë lekë të reja. Pas disa vjedhjeve në fillim të vitit, të dy vodhën edhe katër raste për dy ditët e fundit. Hetuesit arritën të gjejnë prova konkrete edhe në pikat e skrapit në Kamëz ku i kishin shitur me vlerë shumë më të vogël se ajo realja.

Në bateritë e shituara janë gjetur shenja gishtash që identifikuan autorët. Njëri prej tyre, Antuanel Mila, rezulton me precedent penal të mëparshëm për vjedhje.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?