Vidhnin biçikleta në Tiranë, në pranga hajduti, 2 në kërkim! 50- vjeçari që i blinte nën hetim

3 Shtator 2022, 10:53| Përditesimi: 3 Shtator 2022, 11:47

  • Share

TIRANË- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vidhte së bashku me dy miqtë e tij biçikleta në Tiranë. Ata vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës vihet në pranga Erjon Korteshi i cili ishte dënua më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Ndërkaq është proceduar penalisht një 50-vjeçar që përvetësonte biçikletat e vjedhura.

Nga ky operacion janë sekuestrohen 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura. 

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?