Gjykata e Posaçme u njoftoi masat e sigurisë 12 personave të arrestuar dy ditë me parë nga SPAK si pjesë grupit kriminal që merrej me trafikimin e sendeve të luksit nga Franca dhe pastrim parash. Ndaj të arrestuarve gjykata vendosi të lërë ë fuqi masat e dhëna më herët ndërsa ka ndryshuar masën vetëm për një nga të arrestuarit Dejvi Skenderaj pasi ishte student dhe mbajtja në qeli e pengonte në vazhdimin e studimeve.
Mes te arrestuare është edhe Sokoli Idrizaj ish shofer i Ministrisë së Brendshme i cili është arrestuar me bashkëshorten, ndërsa dy vajzat e tij janë ne masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. SPAK bëri me dije se grupi i strukturuar kriminal kryente kontrabandë e pastrim parash ndërsa gjatë arrestimit janë sekuestruar edhe shume sende me vlere të cilat shiteshin edhe në argjendari ne kryeqytet. Në pranga ranë edhe 7 oficerë policie, dy prej të cilëve efektivë të policisë së Kufirit në Durrës.
Operacioni nisi që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës dhe u zhvillua njëherazi në disa qytete, Tiranë, Durrës Lezhë Shkodër e Dibër. Hetimet për këtë grup kriminal nisën pas një letër-porosie të ardhur nga autoritetet franceze të cilat kishin dyshime të forta se mallra me vlerë, si rroba luksi, bizhuteri me vlerë, kontrabandoheshin drejt vendit tonë. Ndaj të gjithë të arrestuarve ka nisur paralelisht edhe hetimi pasuror.
Pas më shumë se një viti hetimesh dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente e banesa të ndryshme, SPAK ngriti disa akuza për të dyshuarit si pjesë e kësaj veprimtarie. Ndaj tyre rëndojnë dyshimet për pastrim parash; “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, Kontrabanda me mallra të tjerë; “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”; krime të kryera në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.
Agustin Mesuli, arrest me burg;