Kronikë

Thyenin xhama dhe vidhnin kuletat në makinat e parkuara të Liqeni i Farkës/ Pranga të riut, në kërkim shoku i tij

18 Shtator 2019, 11:45| Përditesimi: 18 Shtator 2019, 11:49

  • Share

TIRANË- Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë autorë të vjedhjeve të objekteve brenda automjeteve që qëndronin të parkuara në zonën e Liqenit i Farkës.

Mësohet se në pranga ka rënë A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim dhe është shpallur në kërkim K. K., 32- vjeç, edhe ky i dënuar më herët për vjedhje. Uniformat blu bëjnë me dije se dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre. Policia ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale mjetin që posedohej nga A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Mbi të rinjtë rëndon akuzë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Vjedhjet e kryera
- Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;
- Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në  parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;
- Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;
- Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;
- Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S.,  në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;
- Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?