Vidhnin energji elektrike, OSSH zbulon 2 resorte në Shëngjin! Vihen nën hetim pronarët

28 Korrik 2023, 15:47| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 15:49

  • Share

Strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes zbuluan 2 resorte në qendër të Shëngjinit që vidhnin energjinë elektrike të cilën e kishin lidhur jashtë sistemit të matjes. Rastet u denoncuan në polici dhe dy pronarët e resorteve janë vënë nën hetim.

Më herët, një tjetër strukturë e OSSH, konstatoi vjedhje të energjisë elektrike tek një hotel në plazhin e Golemit.

OSSH u bën apel konsumatorëve, sidomos atye privat, se do të vazhdojë, pa asnjë kompromis, luftën kundër vjedhjes së energjisë elektrike, me qëllim formalizimin dhe vendosjen e plotë të shtetit ligjor në këtë sektor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?