Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxha

Kronikë

Vidhnin kartat ID të pacientëve dhe merrnin kredi në emër të tyre, Apeli i Tiranës lë në burg infermieren e spitalit psikiatrik, arrest shtëpie shoqja e saj

13 Tetor 2021, 14:38| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 14:39

  • Share

Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg infermieren e spitalit psikiatrit nr.5 në Tiranë, Elisabeta Bardhollari dhe arrest shtëpie për Orjada Hoxhën, duke refuzuar kërkesat e tyre për masë më të butë sigurie.

Më 30 shtator, Gjykata e Tiranës la në burg Bradhollarin dhe në arrest shtëpie Hoxhën, pasi kjo e fundit ka tre fëmijë të vegjël. Ato u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëra tjetrën nëpërmjet mashtrimit, përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake.

Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi. 39-vjeçarja Bardhollari ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake. 

Hoxha i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Bardhollari dhe Hoxha përdornin një institucion financiar për të tërhequr para përmes aplikimeve online duke përdorur mjetet e identifikimit pa dijeninë e pacientëve. Rasti u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në polici. Nëpërmjet bankës së nivelit të dytë ku merrej kredia, u identifikua fillimisht Hoxha, 32 vjeçe. Pasi u arrestua ajo pranoi veprimet që kishte kryer duke argumentuar se gjithçka e kishte bërë në mirëbesim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?