Goditet grupi kriminal, ja si përfundonin makinat luksoze në copa e më pas shiteshin në Ballkan! Arrestohen 17 persona, mes tyre shqiptarë

28 Tetor 2020, 10:13| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 14:13

  • Share

Një grup prej 17 personash, mes tyre dhe shqiptarë, janë arrestuar për vjedhjen e makinave luksoze në Europë, çmontimin dhe shitjen pjesë pjesë në Ballkan.

Në kuadër të një operacioni ndërkombëtar "JAD mobile 3" janë sekuestruar 352 mjete të vjedhura si dhe 1077 pjesë makinash si motorrë, pasqyra, xhama, navigatorë e dyer.

Mjetet vidheshin në Europë, çmontoheshin dhe më pas shiteshin pjesët në 22 vende europiane dhe shtetet e ballkanit.

Me makinave të sekuestruara, 15 mjete ishin marrë me qira nëpër shtete europiane të cilat do të silleshin në Ballkan.

Këto pjesë futeshin nëpërmjet kufirit tokësorë në Shqipëri, Bosnje, Maqedonia e Veriut dhe Kosovë.

Autoritetet kanë kryer kontrolle në kufi si dhe në servise e zyra të mjeteve me qira ku në listën e kontrolleve kanë qenë dhe mjetet luksoze të lundrimit, jahte apo edhe skafe.

Këto grupe përgjegjëse edhe për 500.000 cigare kontrabandë.

Pjesë të çmontuara të makinave të vjedhura

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?