Pas një hetimi një javor, katër persona të cilët vidhnin makina në Maqedoninë e Veriut për t’i shitur për pjesë këmbimi në Shqipëri janë arrestuar në Pogradec.
Në pranga kanë rënë Aleksandër Rira 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd; Adem Ademi, 44 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni e Veriut; Luis Durbaku 19 vjeç dhe Marjo Hidri., 23 vjeç, banues në fshatin Radokal, Pogradec.
Katër të arrestuarit dyshohet se më datë 22 korrik 2023, kanë trafikuar nga Maqedonia e Veriut, një automjet tip “Benz”, drejtuesi i të cilit Aleksandër Rira, sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga forcat e Policisë, ka tentuar të largohet dhe ka braktisur automjetin në afërsi të fshatit Radokal, Pogradec.
Ndërsa nga veprimet hetimore të kryera rezulton se të katërt personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi vidhnin mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.
Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente
