‘Benz’-i me vlerë 100 mijë euro i sekuestruar

Vidhnin mjete luksoze në Zvicër dhe i trafikonin në Shqipëri, 4 në kërkim! Sekuestrohet ‘Benz’-i me vlerë 100 mijë euro

11 Prill, 10:39| Përditesimi: 11 Prill, 12:31

  • Share

Një grup që vidhte makina luksoze në Zvicër dhe i trafikonte në vendin tonë është zbuluar nga Policia e Fierit. Katër persona janë shpallur në kërkim nga uniformat blu, bëhet fjalë për një shqiptar, një rumun dhe dy malazezë.

“U shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njofton policia.

Policia ka sekuestruar një automjet luksoz, tip "Benz", prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ndreca: 12/04/2024 11:12

    u lumt dora, tan spinelat me makina mbi 25 mij ne hetim pasurie. kajani icatnon tan lacave me marsup guci

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?