Kronikë

Vidhnin në banesat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, arrestohen dy hajdutët

25 Janar 2020, 10:46| Përditesimi: 25 Janar 2020, 10:48

  • Share

DURRËS- Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për shkak se akuzohen për vjedhje në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Të arrestuarit janë E. Ll., 30 vjeç, banues në  Durrës dhe  A. K., 47 vjeç,  banues në lagjen nr.13 Durrës, i dënuar me parë për vjedhje.

Këto dy persona në bashkëpunim me njëri -tjetrin, kanë kryer vjedhje në disa banesa në lagjen nr 13 dhe në lagjen nr 17 në një kompleks banesash, banesa të  pa banuara  pasi janë dëmtuar nga tërmeti, ku kanë marrë orendi shtëpiake, dyer e dritare dhe sende të tjera me vlerë.

Ndërkohë policia njofton se në bashkëpunim  me Prokurorinë vijon puna  për dokumentimin edhe të rasteve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona .

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?