Foto iluestruese

Kronikë
Top 24

Vidhnin rroba në Tiranë dhe i shisnin në Shkodër, arrestohen dy hajdutët

21 Korrik 2019, 17:35| Përditesimi: 21 Korrik 2019, 18:13

  • Share

TIRANË- Dy persona të cilët vidhnin rroba në qendra tregtare, dyqane apo tregje të shumicës dhe më pas i shisnin në Shkodër janë arrestuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për personat me iniciale F.,T., dhe  F.,GJ., të cilët u arrestuan pasi kishin kryer vjedhjen e fundit në një qendër tregtare në kryeqytet. Forcat e Komisariatit Nr.2 u njoftuan për vjedhjen dhe pas analizimit të pamjeve filmike arritën në një kohë shumë të shpejtë të arrestojnë dy hajdutët.

Policia gjithashtu i sekuestroi edhe rrobat të cilët sapo kishin vjedhur. Më pas ata i shisnin më pas rrobat e vjedhura në dyqanin e F.T., në Shkodër. Pikërisht ky person ka qenë i dënuar për vjedhje ndërsa bashkëpuntori i tij F.GJ., ishte banuese në Kamëz. Të dy hajdutët vidhnin dyqane rrobash jo vetëm në qendra tregtare por dhe në tregje shumice apo dyqane të thjeshta.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?