Vidhnin sende me vlerë dhe i tregtonin në Shqipëri, SPAK nis hetimin pasuror për të arrestuarit, shoferi i ministrisë së Brendshme i lidhur me pronarë argjendarish

15 Qershor 2023, 10:36| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:45

  • Share

Rreth 3 milionë euro është qarkullimi i fundit i dokumentuar i grupit kriminal me 17 persona nga të cilët 15 u arrestuan falë hetimeve të SPAK dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore më 14 qershor 2023.

Prokuroria zbardhi detaje për aktivitetin e vjedhjes së objekteve të luksit si orë, çanta dhe bizhuteri në Francë, të cilat transportoheshin në Shqipëri pa i deklaruar në doganë dhe shiteshin kryesisht në Tiranë.

Prokuroria ka nisur hetimin pasuror ndaj 15 të dyshuarve që dyshohet se kanë bashkëpunuar me policë kufitarë në portin e Durrësit për futjen në Shqipëri të sendeve me vlerë dhe shumave monetare, pa i deklaruar.

Hetimi ka si qëllim identifikimin e pasurive që disaponojnë të dyshuarit me qëllim sekuestrimin e tyre. Ndërkohë dy persona janë shpallur pasi ende nuk ka arritur ti lokalizojë.

Në dosjen e SPAK, theksohet se aktiviteti i rrjetit kriminal ishte ndarë në dy grupe.

Rezulton se personat nën hetim pas grumbullimit të sendeve të vjedhura në territorin francez dhe shumave monetare që rridhnin nga veprimtaria kriminale, pasi i depozitonin në një hotel, ua jepnin ato në dorëzim për t’i transportuar në mënyrë të paligjshme në Shqipëri. Më pas, hynte në lojë grupi i dytë me detyra të ndara, kryesisht me aktivitetin financiar. Për realizimin e aktivitetit kriminal grupi i personave ka transportuar shuma monetare në sasi të madhe, dhe të padeklaruara nga Shqipëria-Francë.

Këto shuma të përdorura për blerjen e sendeve të luksit, kapin një shifër prej 724,386 euro, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, pa përfshirë këtu shumat në cash të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme që kapin vlerën e 2.1 milionë euro dhe 35.000 Franga. Personat nën hetim kanë transportuar në mënyrë të paligjshme edhe rreth 3.4 kg sende të çmuara (flori).

I arrestuar është edhe shoferi i Ministrise se Brendshme Sokol Idrizaj bashkë me gruan e tij Elda Idrizaj, dhe vajzën që studionte në Francë, të cilët dyshohet se bashkëpunonin me pronarë argjendarish, për shitjen e sendeve me vlerë, si bizhuteri dhe aksesorë.

Mes të arrestuarve është edhe Vangjush Kashari, biznesmen që kryente shitjen e sendeve me vlerë, dhe shtetasit Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri dhe Tomor Baruti. Mes sendeve të sekuestruara janë sasi e konsiderueshme syze dielli, çanta, parfume, këpucë e kremra të markave luksoze “DG”, Louis Vuitton, Ray Ban, Giorgio Armani, Versace, Christian Dior, Hermes, Moncleir, Balenciaga, si edhe çanta apo këpucë të firmave prestigjoze. Ato mbërrinin në Shqipëri me autobusët e një kompanie turistike me qendër në Lezhë.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?