Foto ilustruese

Vidhnin sende me vlerë, shkatërrohet banda e grabitësve në Itali, në pranga 4 shqiptarë

12 Korrik, 17:45| Përditesimi: 12 Korrik, 17:51

  • Share

Një bandë shqiptarësh është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane, pasi akuzohen se vidhnin sende të çmuara me vlerë disa mijëra euro.

Në pranga janë vënë 4 persona, si autor të më shumë se 20 vjedhjeve në banesa që janë kryer nga dhjetori 2021 deri në janar 2022.

Sipas mediave italiane, shqiptarët banonin të gjithë në Pavia, ndërsa vjedhjet i kanë bërë në zonën e Pavia-s, Alessandria, Savona dhe Lodi.

Një anëtar i bandës u arrestua në mars të 2022, nga policia kufitare, teksa po përpiqej të kthehej në mënyrë klandestine në Shqipëri me një kamion në portin e Ankonës.

Ndërkohë gjyqtari i hetimeve paraprake të gjykatës së Pavias ka lëshuar masën e paraburgimit në burg ndaj anëtarëve të tjerë të bandës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?