Kreu shqiptar i një grupi kriminal që kryenin vjedhje në Greqi është arestuar së fundmi nga policia e shtetit fqinj. Ai dyshohej se fshihej në Shqipëri, por falë një operacioni sekret të organizuar me pjesëmarrjen e specialëve të Sigurimit të Ermoupolis është arrestuar në Siro.
Banda shqiptare kishte kryer vjedhje të shumta varkash, motorë, dyqane të pajisjeve detare, ndërsa kreu i saj u arrestua të mërkurën, me akuzën e krijimit të një organizate kriminale, ku bien në sy vjedhjet, mashtrimrt dhe falsifikimet. Në të njëjtën kohë, me një operacion tjetër të Patras Security, pronari grek i një jahti u arrestua në Patras, në kundër të cilit kishte gjithashtu një urdhër arresti.
Organizata kriminale ku bënte pjesë shqiptari u çmontua nga policia në 9 korrik. Ai siguronte fatura fiktive nga një grek (edhe ky i arrestuar) për mallrat e vjedhura, që i lëshonte greku përmes kompanisë së tij për tu eksportuar më pas në Shqipëri.
Në përfundim të hetimeve rezultoi se banda kriminale kishte kryer 21 vjedhje të motorëve në dalje, dhjetë vjedhje dhe dy vjedhje në tentativë të varkave, tre vjedhje në depo me pajisje detare dhe dy vjedhje të rimorkiove që transportonin varka në zona të Greqisë Perëndimore. Të dy të arrestuarit, u dërguan në prokurorin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Agrinio dhe po mbahen derisa të kërkojnë falje.
Gjithsesi periudha e pandemisë i shkaktoi probleme edhe këtij grupi kriminal, që në katër muajt e fundit është marrë me prostitucion, teksa shfrytëzonin një 15-vjeçare.