Vidhte banesat në Cërrik, arrestohet 28-vjeçari

7 Maj, 10:06| Përditesimi: 7 Maj, 10:07

  • Share

CËRRIK- Një 28-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi ka vjedhur një banesë. Xhuljan Sulmina mëngjesin e djeshëm, ka vjedhur 420 euro në banesën e një 67-vjeçari.

Pasi ka kryer këtë vjedhje, ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.  

28-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vepra penale në fushat e vjedhjes, narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?