VIDEO/ Vjedh biçikletën te dera e Ministrisë së Brendshme, arrestohet hajduti serial në Tiranë

5 Shtator 2023, 15:28| Përditesimi: 5 Shtator 2023, 15:45

  • Share

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, banues në Tiranë i cili ka vjedhur në seri biçikleta dhe patina elektronike në zona të ndryshme të kryeqytetit.  33-vjeçari dyshohet se ka vjedhur të paktën 5 biçikleta dhe monopatina, njërën prej të cilave siç shihet në pamjet e publikuara nga policia e ka vjedhur në parkingun e biçikletave të Ministrisë së Brendshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve të fundit, ka kryer 5 vjedhje në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:

- Më datë 28.05.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases M. C.;

- Më datë 01.06.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit A. C.;

- Më datë 14.07.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. B.;

- Më datë 16.08.2023, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit K. H.;

- Më datë 28.08.2023, dyshohet se ka vjedhur monopatinën e shtetasit E. K.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/09/2023 00:22

    Ironia ne kete rast eshte se ka vjedhur para Min.te Brendeshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?