Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë

21 Korrik, 10:02| Përditesimi: 21 Korrik, 12:29

  • Share

TIRANË- Një 44-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, pasi vidhte biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë në disa pallate teksa vjedh biçikletat dhe largohet duke i pedaluar ato qetësisht.

Ndaj 44-vjeçarit Henri Prokopi rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja"

“Komisariati i Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Mountain bike".

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 44-vjeçar. Sekuestrohen veshjet e përdorura nga autori i dyshuar gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe një biçikletë e vjedhur.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi Henri Prokopi, 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", i cili dyshohet se ka vjedhur disa biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një biçikletë e dyshuar e vjedhur së bashku me veshjet të cilat dyshohet se autori i ka përdorur gjatë vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?