VIDEO/ Vidhte energji elektrike, OSSH denoncon në polici resortin ‘Tarraca’ në zonën e Saukut: Kishte ndërhyrë në matës

25 Korrik 2023, 17:58| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 18:10

  • Share

Një resort në zonën e Saukut u procedua penalisht pas denoncimit nga OSHEE për ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Burimet zyrtare thanë se denoncimi u bë në vazhdim të kontrolleve për subjektet që abuzojnë me energjinë elektrike.

Resorti Tarracat në zonën e Saukut, sipas OSHE u konstatua se kishte kryer “ndërhyrje në matës”. Menjëherë grupi i kontrollit kërkoi praninë e oficerit të policisë gjyqësore dhe forcave të rendit, ku është mbajtur edhe procesverbali përkatës.

OSSH bëri të ditur se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 26/07/2023 08:34

    Ore,te gjitheve u vjen goja pasi kapet nje,por po denoncuan,edhe anonimisht,hajdutet rrallohen. Nuk mund te behesh ortak me hajdutet se privati ua ngarkon faturat te tereve,nuk eshte anarshija qe ju mbron,por rregulli. Mroni vehten nga hajdutet,se ska rruge tjeter

    Përgjigju
  • Iris: 26/07/2023 01:33

    Nuk paska qene /investim strategjik/ ky resort,se mund t'ia kishte hedhur!

    Përgjigju
  • fredi: 25/07/2023 23:23

    Ky eshte nje skandal biznesmen te pa ngopur, ky qelbesire duhet arestuar dhe denuar me masen me te larte sepse populli i varfer paguan ndersa keta uqer vjedhin.

    Përgjigju
  • Shkoder: 25/07/2023 21:26

    Ne shkoder vidhet korenti ne cdo hotel dhe restorante , pronaret japin zarfin elektricistit te zones dhe sju afrohet kush sahatave .

    Përgjigju
  • Elektricist: 25/07/2023 20:38

    Në Shkodër të gjithë hotelet e qendrës, përfshi edhe të deputetit, paguajnë nga 80 mijë lek në muaj kur minimumi duhet të jetë 1 milion, gjithmonë me të reja flasim....

    Përgjigju
  • Tarraca: 25/07/2023 18:55

    Tashi u kujtuat ju, apo sju dha pagesat sa donit! Tarracat kane mbi 20 vjet pishina, qe spaguajne asnje lek, Vetem me miq i kane kalu gjerat qe nga vitet 2000 e sot.. Si kjo ka dhe tjera, pasticeri, restorante, hotele, Pa tatime pa taksa pa fatura pa kontroll ushqimor, Sguxojne te futen atje.. Nderhyjne ne ujesjelles dhe Osshe Drita e uje.. sikur jane banore pallati Jo sikur kane hotele e biznese...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?