Foto nga rruga ku ndodhej "shtëpia e barit"

Vidhte energji për të mirëmbajtur ‘shtëpinë e barit’, arrestohet shqiptari në Britani

27 Dhjetor 2021, 11:50| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 11:51

  • Share

Policia britanike ka vënë në pranga 45-vjeçarin shqiptar Flamur Shera, pasi kishte shndërruar ambientin ku jetonte në “shtëpi bari”.

Ai fillimisht kur konstatoi policinë, tentoi të arratisej nga  dera e pasme e shtëpisë, por policia arriti ta arrestonte.

Autoritetet kishin zbuluar se në Coventry një shtëpi furnizohej me energji elektrike në mënyrë të jashtëligjshme.

Kur kishin shkuar për të ndërprerë linjën e jashtëligjshme, aty kanë gjetur Flamur Sherën dhe laboratorin e kanabisit.

Kontrollet e policisë zbulua dhoma të mbushura me kanabis, ventilator, ndriçues dhe sistem vaditjeve.

Kur Shera u mor në pyetje nga policia, tha se kishte shkuar në Britaninë e Madhe si turist në Korrik, por më pas kishte rënë në kontakt me një shtetas rumun dhe ai i kishte dhënë 1000 Paund si paradhënie për një punë në ndërtim që do të niste në muajt në vijim.

Shqiptari siç pretendoi u bë viktimë i një kurth, për një punë që nuk nisi kurrë. Gjykata e dënoi me 12 muaj burg.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?