Foto ilustruese

Vidhte energjinë elektrike, shpallet në kërkim 28-vjeçari në Korçë

4 Shkurt 2022, 11:32| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:34

  • Share

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Korçë, pasi është konstatuar duke vjedhur energjinë elektrike.

I riu, i identifikuar si Armand Rrusha kishte ndërhyrë në rrjetin elektrike, duke bërë lidhje të paligjshme në magazinën e tij e duke vjedhur energjinë.

"Filloi procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, për shtetasin A. R., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në magazinën në përdorim të këtij shtetasi, u konstatua ndërhyrje dhe dëmtim në rrjetin elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?