Disa prej sendeve të vjedhura nga Glodian Dervishi

Vidhte florinj në banesa në zona të ndryshme të Tiranës, i shiste tek ‘Dollari’ dhe në një argjendari në Kamëz! Arrestohet 39 vjeçari

28 Prill 2022, 09:34| Përditesimi: 28 Prill 2022, 09:44

  • Share

Një 39-vjeçar i identifikuar si Glodian Dervishi është arrestuar nga policia e Tiranës pasi kryente vjedhje në banesa në zona të ndryshme të Tiranës. Bizhuteritë dhe sendet që vidhte i shiste tek ‘Dollari’ dhe në një argjendari në Kamëz.

Dervishi, banues në Laknas, u kap në flagrancë në vendin e quajtur ‘Dollari’ duke shitur bizhuteri që i kishte vjedhur në banesën e S.R. Është vënë nën hetim edhe 58-vjeçarja e identifikuar me inicialet N.Z., pronarja e një argjendarie në Kamëz pasi shiste sendet e vjedhura.

Ajo akuzohet për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale". 

Gjatë kontrollit, Glodian Dervishit iu gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, ndërsa shtetases N. Z. iu gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me orat.  39-vjeçari akuzohet për veprën penale "Vjedhja", i dënuar edhe më parë po për këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento

Komente

  • Iris: 29/04/2022 03:02

    Shteti duhet t'a vere me detyrim I.D e atyre qe shesin gjera floriri dhe argjendaret duhet t'a shenojne ne kompjuter.Ketu ku jetoj,kur shkon ne argjendari t'a regjistrojne I.D si dhe sendin qe shet,kjo behet pikerisht per te evituar gjera te tilla.Nese nuk regjistrojne I.D,te gjitha bizneset qe kerkohet I.D si argjendarite,licuornat,cigare shitesit dhe mariuana shitesit,humbin licensen e shitjes.Shteti shqiptar mund t'a beje nje gje te tille,po te doje dhe te kete vullnet t'a zbatoje.

    Përgjigju
  • denis: 28/04/2022 10:28

    Eshte e turpeshme dhe vetem ne nje vend si Shqiperia e Evrope qe ne qender te kryeqytetit kembehet valute, shiten flori, ora, celulare bizhu e plot sende me vlere dhe te gjitha jane te vjedhura. OOOOOO SHTET cfar behet keshtu... Ky eshte turp, degjenerim, skandal, pisllik, maskarallik..... A KA SHTET..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?