Foto ilustruese

Kronikë

Vidhte portofolat e pacientëve në Urgjencën e spitalit, arrestohet 62-vjeçari në Fier

2 Shkurt 2019, 13:23| Përditesimi: 2 Shkurt 2019, 13:29

  • Share

Një 62-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Fier, pasi vidhte portofolat e pacientëve  në urgjencën e spitalit të Fierit. Mësohet se në pranga është vënë 62 vjeç me inicialet N.L. 62 vjeça banues në Kuçovë.

Sipas policisë arrestimi i tij është bërë pas një pune hetimore 1 mujore ku është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier.

Ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj. ndërkohë policia vijon puna për hetimin  e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vidhte portofolat pacientëve që shkonin në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore, policia vë në pranga autorin e dyshuar. Pas një pune hetimore 1 mujore, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili ishte kthyer në një shqetësim për të moshuarit që merrnin shërbimet në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N.L, 62 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ky shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme ka kryer disa vjedhje, ku nga puna hetimore e deritanishme është bërë e mundur dokumentimi i tre prej tyre, konkretisht vjedhja e portofolit të shtetasit G.T., I.D, dhe A.Gj. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes të kryera nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhja"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?