Vodhi targat e 12 automjeteve në një ditë për t’i përdorur në ngjarje kriminale jashtë vendit, arrestohet 23 vjeçari në Tiranë

17 Gusht 2023, 09:03| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 11:16

  • Share

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur targat e 12 automjeteve në një ditë në zona të ndryshme të kryeqytetit, të cilat do t’i dërgonte më pas jashtë vendit, për tu përdorur në ngjarje kriminale nga shtetas të huaj.

I dënuar më parë në Belgjikë, për përfshirje në fushën  e narkotikëve, 23-vjeçari, me iniciale J. L., është arrestuar në flagrancë në rrugën "Misto Mame" teksa vidhte targat e disa automjeteve.

I riu kishte synim t’i dërgonte jashtë Shqipërisë targat e vjedhura, me qëllim përdorimin e tyre nga shtetas në huaj në veprimtari e ngjarje kriminale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 23-vjeçar, gjatë ditës së djeshme, ka vjedhur targat e 11 automjeteve të ndryshme, në zonën e Yzberishtit, Misto Mames dhe të Kombinatit.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 targa të shteteve të ndryshme, të vjedhura.   

Vijon puna për dukumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?