Vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni, SPAK kërkon 15 vite burg për hakerin iranian

12 Tetor 2022, 10:35| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 12:19

  • Share

SPAK ka kërkuar 15 vite burg për hakerin iranianin, Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për përfshirje në aktivitet terrorist kundër kampit të muxhahedinëve në Manëz. Vendimi i GJKKO do të jepet pas 14 ditësh.

Pooladrag erdhi si anëtar i MEK, por hetimet zbuluan se ishte agjent i shërbimeve iraniane. 

Ai ra në prangat e policisë në tetor të 2020, i akuzuar për spiunazh të muxhahedinëve, ndërsa ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë. Iraniani përdorte një aplikacion për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë, u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij.

Gjatë bisedave të kryera në 'Telegram' duke përdorur  numrin telefonik të një të njohure të tij shqiptare, pa dijeninë e saj, Bijon thoshte se vinte nga Irani dhe kishte ardhur në Shqipëri pasi nuk mund të qëndronte në vendin e tij prej regjimit politik. Ai tregonte se merrte 300 euro në muaj nga një organizatë iraniane dhe jetonte në Tiranë.

“Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për jetën. Jetoj me 300 euro në muaj, që marr si asistencë nga një organizatë iraniane”, ka dëshmuar ai.

Kallëzuesja i ka thënë hakerit iranian që ta ndihmonte për një vend pune por ai i është përgjigjur se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter.

“I thashë Bijan që ta ndihmoja për një vend pune po ai më tha se nuk ka nevojë pasi punon me kompjuter. Mirëpo unë si pashë asnjë kompjuter, pasi ai kishte një telefon dhe një tablet”, ka thënë kallëzuesja në dëshminë e saj.

 Pooladrag akuzohet për veprat penale “Organizata Terroriste”, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?