Foto ilustruese

Iraniani vidhte të dhënat e muxhahedinëve nga telefoni! Arrestohet hacker-i, ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë

10 Tetor 2020, 09:29| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 16:50

  • Share

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi futej në mënyrë pirate në telefonat e personave të tjerë për të vjedhur të dhëna personale.

Në kuadër të operacionit "Hija" është goditur një rast i krimit kibernetik. 45-vjeçari me iniciale B.P. kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhesh në rrjet. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 45 vjeçari është iranian dhe është arrestuar për spiunazh të muxhahedinëve. Ai ishte larguar pak kohë më parë nga kampi në Manzë.

Iraniani përdorte aplikacionin për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. 45-vjeçari u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?