Igli Hasani dhe Helga Schmidt

Vjenë/ Hasani takohet me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, siguron mbështetjen e Shqipërisë për promovimin e paqes dhe sigurisë

16 Nëntor 2023, 17:26| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 17:40

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar ditën e sotme, një takim me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së,, në Vjenë.

Ministri Hasani ka shprehur vlerësimin e tij për angazhimin e OSBE-së në mbështetje të angazhimit rajonal dhe ritheksuar mbështetjen e Shqipërisë për punën e kësaj organizate në promovimin e paqes dhe sigurisë.

Më herët gjatë ditës, kryediplomati shqiptar u takua me Drejtoren Ekzekutive të Zyrës së OKB për Drogën dhe Krimin (UNODC), Ghada Ëaly si dhe me Sekretarin Ekzekutiv të Organizatës së Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore (CTBTO), Robert Floyd.

Hasani vlerësoi rolin e Ghada Ëaly dhe UNODC në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, teksa shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për t'u përfshirë në Programin Rajonal.

Ndërsa, në takimin me Robert Floyd, ministri Hasani theksoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për axhendën e çarmatimit, teksa nënvizoi mbështetjen e Shqiprisë, për të punuar ngushtë me CTBTO, për të siguruar respektimin universal dhe zbatimin e plotë të traktateve të mospërhapjes.

Në kuadër të vizitës disa ditore në Vienë, në ditën e dytë të qëndrimit, Hasani pritet të takohet me homologun austriak, Alexander Schallenberg dhe përfaqësues të lartë të parlamentit atje.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?