Christian Vieri dhe Luka Modric

Sport

Vieri 'mahnitet' nga Modric: Në Serie A mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë

19 Korrik, 14:44| Përditesimi: 19 Korrik, 14:58

  • Share

Christian Vieri, legjenda e sulmit italian, ka komentuar transferimin e Luka Modric te Milani, duke e cilësuar një lëvizje brilante për futbollin italian dhe për kuqezinjtë.

Në një intervistë për Corriere della Sera, “Bobo” u shpreh pa komplekse.

“Është një mundësi unike. Absolutisht do ta sillja për një vit. Në Itali, një lojtar i klasit të tij mund të luajë 40 ndeshje me një cigare në gojë”, tha Vieri fillimisht.

Modric, i cili në shtator mbush 40 vjeç, do t’i bashkohet një kampionati që sipas Vierit, është i përshtatshëm për lojtarë me inteligjencë dhe përvojë.

“Në Serie A, taktikat fitojnë mbi forcën fizike. Klasi nuk ka datë skadimi dhe Modric do ta provojë këtë më mirë se kushdo”, vijoi ai.

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane, me 23 gola në 49 paraqitje, beson se mesfushori kroat do të jetë një pikë referimi për të rinjtë në klub.

“Luka do t’u tregojë lojtarëve të rinj mënyrën më të mirë për t’u bërë futbollistë të vërtetë. Thjeshtësia e tij, zgjuarsia dhe lidershipi do të vlejnë sa një trofe”, tregoi 'Bobo' mes të tjerash.

Modric bashkohet me Milanin pas një dekade të artë me Real Madridin dhe pritet të përçojë klas në mesin e fushës te kuqezinjtë, ndërsa tifozët mezi presin ta shohin në skenën e Serie A.

Luka Modric prezantohet te Milani

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?