Kronikë

Vihen nën hetim 60 abonentë, vidhnin energjinë elektrike në mes të ditës (VIDEO)

19 Tetor 2021, 10:00| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 10:15

  • Share

Kriza energjetike, ka bërë që inspektorët e OSHEE-së të rrisin kontrollet në terren për të evidentuar lidhjet e paligjshme në sistem, për vjedhje të energjisë elektrike.

Së fundmi grupet e Drejtorisë së Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve, pranë OSSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ushtrojnë inspektime në të gjithë vendin, ku vetëm në 5 ditë janë proceduar rreth 60 abonentë për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas OSHEE, furnizimi jashtë matjes me linjë të dytë të energjisë elektrike është më e përdorura, kryesisht në zona rurale.

Rasti në foto është në njësinë Katund i Ri, Durrës, ku duket qartë lidhja e paligjshme në mes të ditës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?